Gërvalla e ashpër me deputetët: Gjykata Speciale nuk ka pikuar nga qielli, u krijua nga ju!

11:18 | 6 Maj 2021

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka reaguar ashpër në lidhje me çështjen e korrupsionit dhe Gjykatën Speciale në Hagë, shkruan lajmi.net.

Ajo i është drejtuar deputetëve të PDK-së, si përgjegjëse për korrupsionin në vend.

Lexo edhe:

Tahiri-Gërvallës: Ti je përfaqësuese e Serbisë në Kosovë, je turp, marre

“Korrupsioni nuk është realitet i hidhur i qytetarëve të Republikës së Kosovës. Qeveria jonë është zgjedhur për të luftuar korrupsion e instaluar më së shumti nga ju PDK. Ju jeni përgjegjës për instalimin e korrupsionit. E vërteta i bënë mirë gjithkujt, është e domosdoshme për të dalë nga gropa ku keni hyrë”, tha ajo në Kuvendin e Kosovës.

Në lidhje me Gjykatën Speciale, ajo u tha deputetëve  se nuk kam pikuar nga qielli, por u krijua nga ju.

“ Gjykata Speciale nuk është instaluar nga Serbia, por nga ju. Ju jo vetëm që nuk keni ndërmarrë asgjë për gjykimin dhe dënimin e krimeve pas luftës, por jeni përpjekur të evitoni gjykimin”, tha ajo./Lajmi.net/