”Ta dish ti respektin e turqëve për shqiptarët, e fshin komentin”, Vedat Muriqi kapet me një komentues
Vedat Muriqi jo vetëm që nuk pendohet për mënyrën e festimit të tij ndaj Alanyasporit, teksa kërkoi vetë që të bënte një përshëndetje për luftëtarët turq që po japin jetën në Siri, por në deklaratën për mediat do të shprehej: “Këta janë heronjtë tanë”.
Sport
Ndërkohë nga ana tjetër ky reagim nuk është pritur aspak mirë nga shqiptarët, që kërkojnë mbajtjen e identitetit nga ana e Muriqit. Por ky i fundit nuk e ndryshoi për asnjë moment qendrimin e tij, aqsa i përvishet edhe një komentuesi në rrjetet sociale.
Martin Berisha shkruan në Twitter se u shpjegua edhe njëherë se përse Kosova nuk është Kombëtare, pasi luajnë shqiptarë, turq duke iu referuar Muriqit dhe shumë shpejt edhe serb.
Ndërkohë reagimi i sulmuesit të Fenerbaces ka qenë: “Kjo ishte shenjë respekti për shtetin ku jetoj, dhe që kam fituar gjithçka që kam sot, kultura dhe karakteri i një shqiptarit është me respektu ditën e zi atij vendit që jeton. Ta dish ti se çfarë respekti kanë turqit për ne shqiptarët e kishe fshirë komentin”. /Lajmi.net/
Edhe njehere u shpjegu se pse Kosova nuk mund te jete Kombetare. Tek Kosova luajne Shqiptare, Turq e shume shpejte edhe Serb.
Asgje kunder, vetem se identiteti kombetar eshte dicka tjeter. ??@MuriqiVedat pic.twitter.com/tI8GupptAZ
— Martin Berisha (@martiniberisha) March 1, 2020