Çitaku pasi objekti i qeverisë u mbulua me simbolin e UÇK-së: Vepra Albin, jo instalacione e fjalë boshe – silleni ligjin në Kuvend dhe votojeni
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas protestës së mbajtur sot në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çitaku ka komentuar edhe mbulimin e ndërtesës së Qeverisë me simbolin e UÇK-së pas protestës, transmeton lajmi.net. “Sonte,…
Lajme
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas protestës së mbajtur sot në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çitaku ka komentuar edhe mbulimin e ndërtesës së Qeverisë me simbolin e UÇK-së pas protestës, transmeton lajmi.net.
“Sonte, pas protestës popullore, ndërtesa e Qeverisë qenka mbuluar me simbolin e UÇK-së. Mirë shumë”, ka shkruar Çitaku.
Ajo ka thënë se protestat me moton “Jo në Emrin Tim” kanë vazhduar për 16 ditë e 16 net, si në Kosovë ashtu edhe në diasporë.
Çitaku i është drejtuar drejtpërdrejt kryeministrit Albin Kurti, duke kërkuar që ligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së të sillet në Kuvend dhe të votohet.
“Dhe kërkesa drejtuar Albin Kurtit është e qartë: silleni ligjin në Kuvend dhe votojeni. Pa humbur kohë”, ka shkruar ajo.
Në fund, Çitaku ka kërkuar veprime konkrete nga Qeveria, duke e mbyllur reagimin me mesazhin: “UÇK-ja ka nevojë për mbrojtje shtetërore, jo për instalacione e fjalë boshe. Vepra, Albin. Jo fjalë”./lajmi.net/