Sylvinho: Dua të bëhem trajner në Itali

Sylvinho nuk ka fshehur dëshirën për të drejtuar një skuadër italiane.

Sport

01/06/2020 09:30

Ish ndihmës trajneri i Inter, Sylvinho, ka folur për kohën e tij me këtë klub, punën me Roberto Mancini, dhe disa çështje të tjera.

Ish lojtari i Barcelonës, i cili tashmë drejton skuadrën e Olympique Lyon, ka thënë se dëshiron të marrë drejtimin e një skuadre italiane.

“Futbolli italian ka ndryshuar gjatë viteve por është akoma taktik dhe me trajnerë të mirë. Ata luajnë më shumë me topin tani, dhe kjo shihet edhe te kombëtarja e Mancini. Ne trajnerët duhet të mësojmë nga ta, si të mbrohemi, por edhe si të posedojmë topin”, ka thënë Sylvinho, transmeton lajmi.net.

“Do të doja të jem trajner në Itali”, ka shtuar trajneri i Lyon.

Sylvinho kalonte kohë në stolin e Inter gjatë viteve 2014/15, para se në vitin 2016 të kalonte me një rol te Brazili. /Lajmi.net/