Sveçla publikon pamje nga aksioni në Zubin Potok ku u gjetë armatim: Nuk do të ndalemi deri në çrrënjosjen totale të secilit element kriminal
Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se në kuadër të aksioneve të sigurisë në veri të vendit është zbuluar sërish armatim në dy lokacione në komunën e Zubin Potokut. Ai ka theksuar se gjatë kontrolleve janë gjetur granata dore dhe pajisje të tjera me karakter ushtarak, duke e…
Lajme
Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se në kuadër të aksioneve të sigurisë në veri të vendit është zbuluar sërish armatim në dy lokacione në komunën e Zubin Potokut.
Ai ka theksuar se gjatë kontrolleve janë gjetur granata dore dhe pajisje të tjera me karakter ushtarak, duke e cilësuar këtë si vazhdim të luftës kundër grupeve të armatosura dhe elementeve kriminale, transmeton lajmi.net.
“Nuk ndalet beteja kundër çdo celule terroriste. Si dje, edhe sot. Sërish, në dy lokacione në komunën e Zubin Potokut u gjet armatim, granata dore dhe pajisje të tjera ushtarake”, ka deklaruar Sveçla.
Ai ka shtuar se kontrollet në terren do të vazhdojnë, duke theksuar se operacionet shtrihen “nga kushtetutshmëria cep më cep, deri te kontrolli pëllëmbë për pëllëmbë”.
Sveçla ka paralajmëruar se institucionet e sigurisë nuk do të ndalen deri në “çrrënjosjen totale të çdo elementi kriminal”./lajmi.net/