“Surpriza” e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, Ardian Kastrati kalon në AAK
Ish deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka kaluar në AAK, në listën e të cilës do të kandidoj edhe për deputet. Në lidhje me këtë ka njoftuar i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj. “Ardian Kastrati, nga sot krah nesh! Profesor i shkencave politike dhe një figurë e formuar në akademi, institucione dhe diplomaci. Nga Lëvizja…
Lajme
Ish deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka kaluar në AAK, në listën e të cilës do të kandidoj edhe për deputet.
Në lidhje me këtë ka njoftuar i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
“Ardian Kastrati, nga sot krah nesh! Profesor i shkencave politike dhe një figurë e formuar në akademi, institucione dhe diplomaci. Nga Lëvizja Studentore ’97–’98 e deri te përfaqësimi në Kuvendin e Kosovës u dallua si një ndër figurat më të zëshme, më aktive dhe i palëkundur në qëndrimet e tij. Mirësevjen Ardian, po bashkohemi sepse jemi të vendosur dhe të qartë se çka duam për Kosovën tonë: Zhvillim, siguri dhe integrim”, ka njoftuar Haradinaj.
Kastrati ka qenë kandidat i PDK-së për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit, por nuk ka arritur të zë një ulëse. Kjo e kishte revoltuar Kastratin i cili kishte kritikuar në vazhdimësi udhëheqjen e PDK-së se po i mbështesin një grup të caktuar të kandidatëve për deputetë. /Lajmi.net/