Superliga kthehet me tri ndeshje interesante – vëmendja në ‘Fadil Vokrri’

Superliga e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje mjaft interesante.

Sport

22/09/2019 09:13

Gjashtë skuadra do të zbresin në fushën e blertë të dielën, për të nisur xhiron e gjashtë të Superligës, raporton lajmi.net.

Dy takimet e para do të luhen me fillim nga ora 15:00. Drita do të jetë nikoqire e Trepçës 89, ku në Gjilan do të synojë tri pikët për të vazhduar ecurinë e mirë të këtij fillim sezoni.

Ndeshja tjetër do të luhet ndërmjet Dukagjinit dhe Feronikelit, ku favorit absolut janë kampionët në fuqi, të cilët synojnë të kthehen në rrugën e duhur për të mbrojtur titullin e kampionit.

Ndërsa, me fillim nga ora 20:00, vëmendja shkon në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ku Prishtina do të jetë nikoqire e Gjilanit, raporton lajmi.net.

Gjilani gëzon një formë larg më të mirë sesa Prishtina dhe në këtë takim futet si lider i tabelës, kundër një Prishtine që ka probleme jo vetëm në fushën e blertë, por edhe në politikat e klubit.

Tri ndeshje të tjera të Superligës së Kosovës do të luhen nesër. /Lajmi.net/