​Superkupa e Spanjës, ky është rezultati pas pjesës së parë

Barcelona dhe Real Madrid kanë përfunduar 45 minutat e para në “King Abdullah Sports” në Xheda të Arabisë Saudite. Finalja e Superkupës së Spanjës në pjesën e parë kishte plot dinamikë nga të dyja ekipet e mëdha spanjolle, duke sjellë kthesa të mëdha. Francezi Kylian Mbappe solli madrilenët në epërsi në minutën e pestë pas…

Sport

12/01/2025 21:03

Barcelona dhe Real Madrid kanë përfunduar 45 minutat e para në “King Abdullah Sports” në Xheda të Arabisë Saudite.

Finalja e Superkupës së Spanjës në pjesën e parë kishte plot dinamikë nga të dyja ekipet e mëdha spanjolle, duke sjellë kthesa të mëdha.

Francezi Kylian Mbappe solli madrilenët në epërsi në minutën e pestë pas asistimit të Vinicus Junior.

Një vrapim i shkëlqyer dhe përfundimi i tij ishte thjesht sensacional dhe Barcelona nuk kishte përgjigje për superyllin francez.

Barcelona nisi rikthimin me golin e Lamine Yamal, pas asistimit të Robert Lewandowski në minutën e 22-të. Ky i fundit solli katalanasit në epërsi në minutën e 36-të nga penalltia.

Nuk vonoi shumë dhe madrilenët u shokuan me golin tjetër të pësuar nga braziliani Raphina në portën e Courtois, pas asistimit të Kounde në minutën e 39-të.

Barcelona nuk u ndal me kaq dhe vazhdoi me golin e katërt në minutën e dhjetë të kohës shtesë. Autor i golit ishte Balde, pas asistimit të Raphina.

Katalanasit kanë shansin të ngrejë titullin e parë të sezonit dhe epokës Flick kundër rivalit të tyre të përjetshëm. Skuadra nge Nou Kamp është në kërkim të hakmarrjes për finalen e vitit të kaluar, në të cilën madrilenët fituan 4:1.