Super-limuzina që po krijohet në Itali

Emri i limuzinës është Aznom Palladium, e ndryshe njihet si “luks i pazakontë për të gjitha terrenet”.

Auto & Tek

13/07/2020 19:54

Projekti i përbashkët i Aznom Automotive dhe Camal Studio ofron luksin në një makinë plotësisht të re në modelin e limuzinës, transmeton lajmi.net.

Me një gjatësi prej 6 metrash dhe një pjesëfund të stilit Rolls Royce, vetura do jetë në dispozicion për të gjitha terrenet.

Makina është parashikuar të të posedojë një motor V8, falë së cilit do prodhojë 680 kuaj fuqi.

Prezantimi i kësaj makine do të bëhet në shtator të këtij viti. /Lajmi.net/