Super finale në Europa League, Roma – Sevilla shkon në vazhdime

Kanë përfunduar 90 minuta në super ndeshjen mes Romës dhe Sevilla, e vlefshme për finalen e madhe të UEFA Europa League. Dy skuadrat kanë shkuar në vazhdime, pasi rezultati pas dy pjesëve ishte 1 me 1, shkruan Lajmi.net Ishin italianët që fillimisht shënuan për 1 me 0 me anë të Paulo Dybala në minutën e…

Sport

31/05/2023 22:59

Kanë përfunduar 90 minuta në super ndeshjen mes Romës dhe Sevilla, e vlefshme për finalen e madhe të UEFA Europa League.

Dy skuadrat kanë shkuar në vazhdime, pasi rezultati pas dy pjesëve ishte 1 me 1, shkruan Lajmi.net

Ishin italianët që fillimisht shënuan për 1 me 0 me anë të Paulo Dybala në minutën e 35’të.

Në pjesën e dytë, Gianluca Mancini shënoi një autogol për t’i dhënë barazimin skuadrës spanjolle në 1 me 1.

Kështu dy ekipet tani do t’i luajnë dy pjesë nga 15 minuta në stadiumin “Puskas Arena”./Lajmi.net/