Sulmuesi norvegjez që mund t’ia rrëmbejë ‘Këpucën e Artë’ Messit
Red Bull Salzburg shpesh ka pasur lojtarë të mëdhenj në ekipë dhe që kanë bërë gjëra të mëdha, nga Sadio Mane deri në Erling Braut Haaland.

Sport
Sezoni është i ri, por norvegjezi i ka dhënë vetes një shans të shkëlqyeshëm për të fituar ‘Këpucën e Artë’ në Evropë të këtij sezoni për të ndaluar potencialisht Lionel Messin për të fituar të katërtën me radhë.
Me kampionatin austriak që ka një vlerësim të koeficientit më të ulët sesa Premierliga ose LaLiga, golat e Haaland do të numërohen vetëm 1,5 pikë krahasuar me 2.0 pikët për kampionatet elitare, megjithatë djali i Alf-Inge Haaland tashmë po tregon një anë të frytshme që mund ta kapërcejë atë, përcjell lajmi.net.
Erik Sorga i Flora Tallinn aktualisht po kryeson renditjen për faktin se ligat në vendet nordike filluan pak kohë më parë, dhe ai ka grumbulluar 10.5 pikë falë shtatë golave të tij.
Sorga mesatarisht shënon një gol çdo 58 minuta, megjithëse gjasat janë që Haaland do ta tejkalojë atë në vazhdim të sezonit.
Nëse ai do t’i tejkalojë të gjithë sulmuesit kryesorë të Evropës, mbetet për tu parë.
Ëndrra e Haaland është ta fitojë Premierligën me Leeds United, aty ku ka luajtur edhe babai i tij. /Lajmi.net/