Sulmuesi i Interit mbetet i bllokuar në Iran pas sulmeve ajrore izraelite

Raportohet se sulmuesi i Interit, Mehdi Taremi ka mbetur i bllokuar në Tehran, pasi fluturimet nga të gjitha aeroportet iraniane janë pezulluar pas konfliktit midis Iranit dhe Izraelit. Sipas raportimeve të Sky Sport Italia, Taremi mbeti në Iran ndërsa skuadra e Interit ka mbërritur në Los Angeles për të nisur përgatitjet për Kupën e Botës…

Sport

14/06/2025 11:22

Raportohet se sulmuesi i Interit, Mehdi Taremi ka mbetur i bllokuar në Tehran, pasi fluturimet nga të gjitha aeroportet iraniane janë pezulluar pas konfliktit midis Iranit dhe Izraelit.

Sipas raportimeve të Sky Sport Italia, Taremi mbeti në Iran ndërsa skuadra e Interit ka mbërritur në Los Angeles për të nisur përgatitjet për Kupën e Botës për Klube.

Reprezentuesi iranian nuk do të jetë në gjendje të largohet nga Irani derisa të hiqet kufizimi i fluturimeve.

Ndryshe, Interi do të jetë në aksion për herë të parë nën drejtimin e trajnerit të ri Cristian Chivu kundër Monterrey në orën 02:00 BST të mërkurën, më 18 qershor (ora 18:00 më 17 qershor, sipas orës lokale në  Europë).