Suedia i bën thirrje BE-së të “ngrijë” marrëveshjen tregtare me Izraelin

Kryeministri i Suedisë i ka bërë thirrje BE-së të “ngrijë” marrëveshjen tregtare me Izraelin. Sipas mediave të huaja, Ulf Kristersson e përshkroi situatën në Gaza si “krejtësisht të mjerueshme”. Ai e akuzoi Izraelin se “nuk i përmbush detyrimet e tij më themelore dhe angazhimet e dakordësuara në lidhje me ndihmën humanitare”. Në këtë situatë, udhëheqësi…

Bota

31/07/2025 17:17

Kryeministri i Suedisë i ka bërë thirrje BE-së të “ngrijë” marrëveshjen tregtare me Izraelin.

Sipas mediave të huaja, Ulf Kristersson e përshkroi situatën në Gaza si “krejtësisht të mjerueshme”.

Ai e akuzoi Izraelin se “nuk i përmbush detyrimet e tij më themelore dhe angazhimet e dakordësuara në lidhje me ndihmën humanitare”.

Në këtë situatë, udhëheqësi suedez i kërkoi BE-së “sa më shpejt të jetë e mundur” të ngrijë marrëveshjen tregtare me Izraelin.

Ai tha: “Prandaj, Suedia kërkon që BE-ja, sa më shpejt të jetë e mundur, të ngrijë komponentin tregtar të marrëveshjes së asociimit”.

“Presioni ekonomik mbi Izraelin duhet të rritet”, shtoi kryeministri suedez më tej, raporton A2 CNN.

“Qeveria izraelite duhet të lejojë ndihmë humanitare të pakufizuar në Gaza”, vijoi ai më tej.

Kristersson kërkoi gjithashtu që të rritet presioni mbi Hamasin, në mënyrë që pengjet të lirohen “menjëherë dhe pa kushte”.

Kujtojmë se Marrëveshja e Asociimit BE-Izrael rregullon marrëdhëniet midis të dyjave – duke përfshirë tregtinë.

Suedia i ka shtuar presionin ndërkombëtar në rritje Izraelit për të ndërmarrë veprime për të lehtësuar krizën humanitare në Gaza.

Në javët e fundit, më shumë vende i kanë bërë thirrje publikisht Izraelit të ndërmarrë veprime më vendimtare për të sjellë ndihmë të mjaftueshme në enklavë.

Si pjesë e kësaj, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja kanë njoftuar plane për të njohur një shtet palestinez, me disa kushte, shkruan A2 CNN.

Holanda më parë i bëri një propozim BE-së për të ngrirë pjesën tregtare të marrëveshjes së asociimit.