Studim: Kjo është koha kur më në fund ndjehemi të rritur
Të rinjtë shpesh nuk e kuptojnë se tani janë rritur, dhe kështu, ata vazhdojnë në heshtje të mos e pranojnë këtë duke vepruar si të papjekur dhe me pamaturi.

Lifestyle
Në një pikë, të rinjtë që tashmë janë në fakt të rritur, nuk i pëlqejnë përgjegjësit që i sjellë jeta kur ata bëhen të rritur, dhe kështu vazhdojnë të kenë iluzionin e rinisë.
Por, hulumtuesit siç duket e kanë gjetur kohën kur ne më në fund ndjehemi të rritur – dhe kjo është mosha 30 vjeçare, transmeton lajmi.net.
Sipas një studimi të kryer nga Fly Research, mosha mesatare që njerëzit fillojnë të ndjehen të rritur është mosha 30 vjeçare.
Sipas këtij studimi, ka 10 arsye pse ndjeheni ose nuk ndjeheni të rritur:
Blerja e një shtëpie
Bërja e fëmijëve
Martesa
Të ndjehesh i lumtur edhe pse nuk del më natën
Të punosh shumë
Të kesh një punë
Të kesh sigurim jetësor
Të brengosesh për shtëpinë
Të paguash faturat
Të kesh një plan të pensionimit
Kështu që, ju nuk mund të jeni një i rritur përderisa nuk ndjeheni si një i tillë – dhe ju e evitoni atë ndjenjë duke i refuzuar përgjegjësitë për gjëra të ndryshme në jetë.
Të sillesh si një i ri është mirë kur je i ri, por jo kur je 30. (lajmi.net)