Studentët në Pejë thërrasin protestë për Ramush Haradinajn
Parlamenti Studentor i Universitetit “Haxhi Zeka”, në Pejë ka bërë thirrje për protestë paqësore, e cila do të mbahet të premten. Sipas njoftimit të studentëve, protesta organizohet si reagim ndaj gjuhës së urrejtjes, fyerjeve dhe kërcënimeve të fundit ndaj ish-komandantit të UÇK-së në Dukagjin, Ramush Haradinaj. Ata theksojnë se rastet e fundit të deformimit të…
Lajme
Parlamenti Studentor i Universitetit “Haxhi Zeka”, në Pejë ka bërë thirrje për protestë paqësore, e cila do të mbahet të premten.
Sipas njoftimit të studentëve, protesta organizohet si reagim ndaj gjuhës së urrejtjes, fyerjeve dhe kërcënimeve të fundit ndaj ish-komandantit të UÇK-së në Dukagjin, Ramush Haradinaj.
Ata theksojnë se rastet e fundit të deformimit të historisë së Republikës së Kosovës dhe sulmet verbale ndaj figurave të luftës çlirimtare janë të papranueshme dhe cenojnë kujtesën kolektive dhe dinjitetin shoqëror.
Studentët u bëjnë thirrje qytetarëve, profesorëve dhe të rinjve që t’i bashkohen protestës paqësore për të mbrojtur të vërtetën historike, për të kundërshtuar gjuhën e urrejtjes dhe për të reaguar ndaj çdo përpjekjeje për shtrembërimin e historisë së Kosovës.
Protesta pritet të mbahet më 10 prill në qendër të Pejës, në orën 12:00, në sheshin e qytetit të Pejës.