Stones tregon si u mahnit nga Guardiola: Mënyra se si mendja e tij funksionon është e mrekullueshme

John Stones ka treguar se si u mahnit kur nisi të punonte nën urdhrat e Pep Guardiola. Mbrojtësi anglez, Stones është një nga lojtarët që sezoneve të fundit ka marrë më shumë minuta nga Guardiola. Së fundmi, lojtari ka treguar se si ndjehej në fillim kur punoi me ish-trajnerin e Barcelonës dhe çfarë përshtypje ka…

Sport

21/09/2022 15:53

John Stones ka treguar se si u mahnit kur nisi të punonte nën urdhrat e Pep Guardiola.

Mbrojtësi anglez, Stones është një nga lojtarët që sezoneve të fundit ka marrë më shumë minuta nga Guardiola.

Së fundmi, lojtari ka treguar se si ndjehej në fillim kur punoi me ish-trajnerin e Barcelonës dhe çfarë përshtypje ka tani për të.

“Unë sinqerisht mendoja se di për futboll në njëfarë shkalle kur u largova nga Everton. Pasi erdha te Man City dhe nisa stërvitjet, pas një jave apo dy, mendova se vërtetë s’di asgjë”, ka thënë Stones, transmeton lajmi.net.

“Mënyra se si mendja e tij funksionon lidhur me futbollin dhe si ai na shpreh ato gjëra neve, çfarë mendon ai, çfarë beson ai, është e mrekullueshme. Pastaj, trofetë vijnë me atë, qartazi”, shtoi anglezi.

Stones, anash Ruben Dias, sezonin e kaluar bënin një prej tandemëve më solidë në mbrojtje, në futbollin evropian për klube. /Lajmi.net/