Stoke, ‘viktima’ e Van Persiet

Menaxheri i Manchester Unitedit, David Moyes konfirmoi se Robin van Persie do të jetë në dispozicion për duelin e radhës në kuadër të Premierligës. Lajm ky shumë i keq për Stoke Cityn që do ta vizitojë Old Traffordin të shtunën. Arsyeja? Pikërisht Stoke City është një nga ‘viktimat’ e preferuara të golgeterit holandez i cili…

Sport

25/10/2013 20:27

Menaxheri i Manchester Unitedit, David Moyes konfirmoi se Robin van Persie do të jetë në dispozicion për duelin e radhës në kuadër të Premierligës.

Lajm ky shumë i keq për Stoke Cityn që do ta vizitojë Old Traffordin të shtunën. Arsyeja? Pikërisht Stoke City është një nga ‘viktimat’ e preferuara të golgeterit holandez i cili ka realizuar tetë gola në shtatë përballje kundër tyre në kuadër Premierligës.

“Ai kishte një problem me një gisht të këmbës dhe një tjetër me ijë. Por, dalë ngadalë ka stërvitur dhe duhet të jetë në rregull”, deklaroi Moyes në konferencë për shtyp.

Golat e Van Persiet janë shumë të nevojshëm për Unitedin që nuk e ka filluar mirë edicionin e ri në Premierligë dhe pas tetë xhirosh gjendet në pozitën e tetë me vetëm 11 pikë.