Steven Gerrard: Ndonjëherë thjesht duhet t’i ngritni duart lartë

Skuadra e Real Madridit ka deklasuar Liverpoolin në “Anfield”, duke fituar me rezultatin 2:5, në ndeshjen e parë të fazës 1/8 e finalës në UEFA Champions League. Pas ndeshjes, legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard ka potencuar se skuadra më e mirë fitoi, duke aluduar se madrilenët ishin tjetër nivel sonte “Ndonjëherë thjesht duhet të ngritni…

Sport

21/02/2023 23:24

Skuadra e Real Madridit ka deklasuar Liverpoolin në “Anfield”, duke fituar me rezultatin 2:5, në ndeshjen e parë të fazës 1/8 e finalës në UEFA Champions League.

Pas ndeshjes, legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard ka potencuar se skuadra më e mirë fitoi, duke aluduar se madrilenët ishin tjetër nivel sonte

“Ndonjëherë thjesht duhet të ngritni duart lart dhe të thoni se po fitoi skuadra më e mirë”, tha Gerrard për BT Sports.

Gerrard veçoi paraqitjen e Modric dhe Benzemas në duelin e sotën.