Statistikë interesante, Courtois nuk është kualifikuar në çerekfinale te LK që nga koha kur ishte te Atletico

Real Madrid do ta pres Atalantan për ndeshjen kthyese në kuadër të 1/16 e Ligës së Kampionëve, por kjo ndeshje do jetë edhe më e rëndësishme për portierin Thibaut Courtois.

Sport

16/03/2021 12:27

Belgu nuk ka arritur të prek çerekfinalen që nga viti 2014, kur ishte te Atletico Madrid ndaj AC Milan. Atë kohë, ai dhe skuadra e tij u mposhtën nga Reali në Lisbonë, përcjellë lajmi.net.

Që nga ajo kohë, Courtois nuk arriti të jetë në çerekfinale me Chelsean ose Real Madridin.

Reali rrezikon të mos jetë në tetë më të mirat për vitin e tretë radhazi, por vazhdimësia e Courtois konsiderohet më e gjatë.

Te Chelsea, humbi dy herë nga PSG pra në sezonin 2014/15 dhe 2015/16. Nuk ishin në Ligën e Kampionëve në sezonin 2016/17, derisa në edicionin 2017/18 u mposhtën nga Barcelona.

Pastaj Courtois kaloi te Real Madrid edhe pse arritja e tij ishte kur Cristiano Ronaldo u largua dhe përfundoi dominimi i “Los Blancos” në Evropë.

Në fillim u eliminuan nga Ajax, derisa edicionin e kaluar nga Manchester City.

Tani, Courtois shpreson ta përfundojë këtë ‘mallkim’./Lajmi.net/