Dyshohet se ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj gruas në Pejë, arrestohen bashkëshorti dhe vjehrri i saj
Një rast i dhunës në familje, i shoqëruar me kanosje dhe armëmbajtje pa leje, është raportuar në Pejë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, më 31 tetor, rreth orës 13:00, një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj dyshohet se në vazhdimësi i kishte shkaktuar dhunë fizike dhe psikike. Ajo gjithashtu ka deklaruar se ishte kanosur…
Lajme
Një rast i dhunës në familje, i shoqëruar me kanosje dhe armëmbajtje pa leje, është raportuar në Pejë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, më 31 tetor, rreth orës 13:00, një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj dyshohet se në vazhdimësi i kishte shkaktuar dhunë fizike dhe psikike. Ajo gjithashtu ka deklaruar se ishte kanosur nga vjehrri i saj.
Me vendim të prokurorit, Policia ka kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarve. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, dy karikatorë, 252 fishekë dhe një leje valide për armë.
“Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/