Statistikat dëshmojnë formën e dobët të Realit pa Ramosin

Real Madridi dje ka pësuar humbje befasuese nga Levante.

Sport

31/01/2021 16:11

“Los Blancos” u mposhtën në shtëpi nga skuadra e Enis Bardhit me rezultat të ngushtë 1 – 2, shkruan lajmi.net.

Media e njohur spanjolle, Marca ka publikuar dështimet e Realit pa Ramosin këtë edicion.

Në ndeshjet që ka munguar spanjolli, Reali ka pësuar plotë pesë humbje, derisa me të vetëm tri.

Kontrata e Ramos skadon në verë dhe Reali ende s’ka gjetur gjuhën e përbashkët për të rinovuar kontratën duke parë që kapiteni është i lidhur me kalimin në PSG./Lajmi.net/