Statistika: Angli – Itali
Anglia dhe Italia do të ndeshen në mesnatë në duelin e tyre në kuadër të Grupit D në Kampionatin botëror. Pikërisht para fillimit të ballafaqimit, ia vlen t’i shikojmë statistikat e ndeshjeve direkte të tyre.
Sport
Anglia dhe Italia do të takohen në mesnatë në Manaus në ballafaqimin e tyre të rëndësishëm në kuadër të Grupit D në Kampionatin botëror në Brazil.
Këto dy skuadra janë takuar mes vete në 24 duele paraprake dhe bilanci është jashtëzakonisht i barabartë.
Megjithatë, Azzurrët janë në avantazh me 9 fitore, kundrejt 8 sa ka Anglia. Ndërsa, 7 ballafaqime kanë përfunduar me rezultat të barabartë.
Por, derisa Italia udhëheq me një fitore më shumë, Anglia ka realizuar numër më të madh të golave, 30:27.
Në duelin e ri të dyja skuadrat do të kërkojnë fitoren që do të ishte një shtytje e madhe për kualifikim të mëtutjeshëm nga Grupi D ku bëjnë pjesë edhe Uruguai e Kosta Rika.