Kosova mposht Serbinë në Kampionatin Ndërkombëtar të Golfit
Përfaqësuesja e Kosovës në golf ka shënuar një fitore të rëndësishme ndaj Serbisë me rezultat 2:1, në kuadër të Kampionatit Evropian për Ekipe – European Men’s Team Shield 2026, që po zhvillohet në Royal Malta Golf Club në Maltë. Ekipi kosovar tregoi paraqitje të shkëlqyer në raundin e dytë të kategorisë Flight B, duke siguruar…
Sport
Përfaqësuesja e Kosovës në golf ka shënuar një fitore të rëndësishme ndaj Serbisë me rezultat 2:1, në kuadër të Kampionatit Evropian për Ekipe – European Men’s Team Shield 2026, që po zhvillohet në Royal Malta Golf Club në Maltë.
Ekipi kosovar tregoi paraqitje të shkëlqyer në raundin e dytë të kategorisë Flight B, duke siguruar fitoren ndaj rivalit serb dhe duke vazhduar me rezultate pozitive në këtë garë evropiane.
Ky sukses konsiderohet një tjetër arritje e rëndësishme për golfin kosovar në arenën ndërkombëtare, duke dëshmuar përparimin e vazhdueshëm të sportistëve të Kosovës në këtë disiplinë.