Ulutash takohet me zëvendësshefin e Forcave të Armatosura të Zvicrës, diskutojnë situatën e sigurisë në Kosovë

Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO në Kosovë, KFOR, gjeneralmajori Ozkan Ulutash, ka pritur në selinë e KFOR-it në Camp Film City, në Prishtinë, gjenerallejtënantin Laurent Michaud, shef i Komandës së Operacioneve të Përbashkëta dhe zëvendësshef i Forcave të Armatosura të Zvicrës. Gjatë takimit, palët kanë diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë, ndërsa…

Lajme

01/08/2026 08:07

Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO në Kosovë, KFOR, gjeneralmajori Ozkan Ulutash, ka pritur në selinë e KFOR-it në Camp Film City, në Prishtinë, gjenerallejtënantin Laurent Michaud, shef i Komandës së Operacioneve të Përbashkëta dhe zëvendësshef i Forcave të Armatosura të Zvicrës.

Gjatë takimit, palët kanë diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë, ndërsa gjeneralmajori Ulutaş ka rikonfirmuar përkushtimin e KFOR-it për të vazhduar ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në mënyrë të paanshme dhe transparente.

Në kuadër të këtij takimi, komandanti i KFOR-it ka shprehur vlerësimin për kontributin e gjatë dhe të rëndësishëm të Zvicrës në misionin e KFOR-it.