Stano: Të dyja palët si ajo kosovare dhe serbe të kryejnë obligimet për depërshkallëzim të situatës në veri

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka bërë sërish thirrje për depërshkallëzim të situatës në veri nga të dyja palët si ajo e Kosovës dhe e Serbisë. “Natyrisht se ne jemi të shqetësuar për situatën në veri [të Kosovës], sepse kemi parë në të kaluarën hapa të njëanshëm, të pakoordinuar, që kanë çuar deri te…

Lajme

17/06/2024 15:01

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka bërë sërish thirrje për depërshkallëzim të situatës në veri nga të dyja palët si ajo e Kosovës dhe e Serbisë.

“Natyrisht se ne jemi të shqetësuar për situatën në veri [të Kosovës], sepse kemi parë në të kaluarën hapa të njëanshëm, të pakoordinuar, që kanë çuar deri te përshkallëzimi i ri. Dhe kjo lidhet edhe me çështjen e masave. Përshkallëzimi i vazhdueshëm rezultoi me masat e BE-së”.

Ai ka përmendur që edhe Qeveria e Kosovës, por edhe pala serbe, kanë obligim që të bëjnë gjithçka që munden për të shmangur ndonjë përshkallëzim eventual.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe angazhohet vazhdimisht në fushata lobuese kundër Kosovës.

Dy vendet dialogojnë në Bruksel, për normalizim të marrëdhënieve, qysh prej vitit 2011.

Palët kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar.

“Presim nga institucionet në Prishtinë dhe nga Qeverisa e Kosovës që të marrin hapat e nevojshëm për depërshkallëzim të situatës, të njëjtën gjë ne po e presim po ashtu nga ana serbe. Të dyjat palët kanë këtu kanë lëshime dhe obligime dhe detyrime në të dyja anët që të bëjnë çdo gjë që të ndalin depërshkallëzimet”, ka thënë Stano.