Stadiumet braziliane, probleme me internet

Stadiumet braziliane nuk duket të jenë të gatshme 100 për qind. Disa prej tyre kanë ende probleme me internet, i cili është i domosdoshëm për transmetim dhe për mediat, për përcjelljen e Botërorit të futbollit.

Sport

21/05/2014 12:26

Në së paku tre prej 12 stadiumeve ku do të zhvillohet Kampionati Botëror, Sao Paolo, Porto Alegre e Curitiba, janë verifikuar problemet e para të sinjalit të telefonit dhe ëi-fi, duke e vonuar përçimin e valëve.

Lajmin e ka konfirmuar uebfaqja Uol, duke e cituar Josè Eduardo Levy, drejtor ekzekutiv i bashkimit të kompanive braziliane të telefonit celular.

Levy shpjegon se kompanitë kanë nevojë për së paku 150 ditë për t’i instaluar në brendi të çdo stadiumi aparaturat për ta përforcuar sinjalin.

Prandaj, ata që do të kenë punë në këta stadiume, do ta kenë problem ta kryejnë atë si duhet, për shkak të sinjalit të dobët.