Spiunohet BMW M3, dalin pamjet e veturës së re
BMW M3 i ri është një nga veturat më të pritura këtë vit.
Auto & Tek
BMW ka disa vjet që është i zënë me testimin e prototipeve të tipit M3. Sidoqoftë, ky është vështrimi i CarBuzz mbi BMW M3 CS të përqendruar në pista, transmeton lajmi.net.
Nën çati, BMW M3 i ri do të përdorë motorin 3.0-litërsh, si X3 M dhe X4 M që pritet të prodhojë 473 kuaj-fuqi në modelin bazë dhe 503 kf në M3-shin e modifikuar.
Prodhimi do të jetë i kufizuar pasi që M3 CS i mëparshëm ishte i kufizuar në vetëm 1200 njësi.
Ndonëse modeli standard pritet të debutojë më vonë këtë vit, versioni CS me siguri nuk do të shfaqet për publikun deri më 2021-ën. /Lajmi.net/