Spiropali në Johns Hopkins: Synojmë ta zëmë vendin në BE më 2030, Ballkani Perëndimor të mos lihet në vakum

Kryediplomatja shqiptar, Elisa Spiropali, tha se bashkë me profesorin Edëard Joseph ka zhvilluar një bisedë me studentë, studiues dhe miq të Shqipërisë për rrugëtimin e vendit tonë në një botë të trazuar. “Në këtë qendër të ekselencës akademike të politikave ndërkombëtare mesazhi ynë ishte i qartë: busulla strategjike e Shqipërisë është e orientuar pa mëdyshje…

Lajme

06/02/2026 12:35

Kryediplomatja shqiptar, Elisa Spiropali, tha se bashkë me profesorin Edëard Joseph ka zhvilluar një bisedë me studentë, studiues dhe miq të Shqipërisë për rrugëtimin e vendit tonë në një botë të trazuar.

“Në këtë qendër të ekselencës akademike të politikave ndërkombëtare mesazhi ynë ishte i qartë: busulla strategjike e Shqipërisë është e orientuar pa mëdyshje drejt komunitetit euroatlantik. Partneriteti me Shtetet e Bashkuara mbetet themeli i sigurisë dhe i përparimit tonë demokratik, ndërsa rruga drejt Bashkimit Europian është projekti kombëtar që bashkon institucionet dhe qytetarët tanë”, tha ajo.

Ndërkaq, Spiropali tha se Shqipëria synon të anëtarësohet në BE më 2030, ndërsa paralajmëroi për gjithë rajonin se s’duhet të jetë vakum.

“Në pak më shumë se një vit, Shqipëria ka hapur të gjithë grup-kapitujt e negociatave me BE-në, falë reformave të vështira dhe vullnetit të fortë politik. Synimi ynë është i qartë: ta përmbyllim procesin dhe të zëmë vendin tonë në BE brenda vitit 2030. Në një epokë pasigurish globale, Ballkani Perëndimor nuk duhet të lihet në një vakum strategjik. Zgjerimi i BE-së nuk është vetëm një premtim politik — është një domosdoshmëri sigurie për Europën dhe komunitetin transatlantik”, tha ajo.