Spekulimet e medieve serbe: Priten sulme terroriste në Veri dhe Luginë të Preshevës

Si në rastin e Kumanovës, mediet e Serbisë vazhdojnë të spekulojnë për sulme terroriste që priten të ndodhin në veri të Kosovës dhe Luginën e Preshevës.

Lajme

07/06/2015 09:48

Ata thonë se tri aksione janë planifikuar të bëhen nga 25 deri 28 qershor. Kështu thekson gjenerali Momir Stojanoviq ish njeriu i parë i VBA-së dhe kryetar aktual i këshillit të kuvendit për kontrollin e shërbimit të sigurisë.

“Kreator të këtyre sulmeve janë të vetëdijshëm se kjo nuk do të komplikojnë situatën e sigurisë. Qëllimi i tyre është para se gjithash që të eliminohen disa persona që mund të jenë dëshmitarë kund ish pjesëtarëve të UÇK-së, para Gjykatës për Krime lufte, që pritet të formohet në Kosovë. Duke qenë që formimi i kësaj gjykate është paralajmëruar për shtator, terroristet kanë për detyre që deri atëherë të eliminojnë të gjithë dëshmitarët e palakmueshëm”, tha Stojanoviq.

Tri aksione janë planifikuar nga 25 deri 28 qershor, transmetojnë mediat serbe.

I pyetur prej nga këto informata dhe nëse ka leje që ti transmetojë në opinion, ai tha: “informatat i kam marrë ng burime mirë të informuara që nuk mund t’i zbulojë. Ndërsa leja? Nga kush të kërkoj leje që t’i publikoj . Nuk kam nevojë për këtë”, ka përfunduar ai. (Indeksonline)