Spanja publikon listën e të ftuarve për ndeshjet e Ligës së Kombeve
Kombëtarja spanjolle, me në krye Luis Enrique ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për Ligën e Kombeve.

Sport
Sot gjatë një konference për media, Enrique ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e muajit qershor.
Në listë është edhe Thiago Alcantara. Ai te Liverpool po kalon në një sezon të jashtëzakonshëm, por dje u lëndua. Ende nuk dihet sa serioze është, megjithëse Jurgen Klopp tha se është në dyshime për finalen e Ligës së Kampionëve dhe se nuk ishte optimist.
Mbetet të shihet a do të jetë i gatshëm për ndeshjet që ‘La Roja’ do t`i luajë në qershor.
Të ftuar janë edhe Ansu Fati, i cili rikthehet pas tejkalimit të lëndimit dhe Marco Asensio.
Spanja në Ligën e Kombeve do të përballet me Portugalinë, Republikën Çeke, Zvicrën.
Më poshtë lajmi.net jua përcjell lojtarët e ftuar për ato ndeshje.
Portierë: Unai Simón (Athletic), Robert Sánchez (Brighton), David Raya (Brentford)
Mbrojtës: Iñigo Martínez (Athletic), Pau Torres (Villarreal), Carvajal (Real Madrid), Jordi Alba, Eric García (Barcelona), Laporte (Manchester City), Azpilicueta dhe Marcos Alonso (Chelsea).
Mesfushorët: Busquets dhe Gavi (Barcelona), Koke dhe Marcos Llorente (Atlético), Rodri (Manchester City), Thiago (Liverpool) dhe Carlos Soler (Valencia).
Sulmues: Morata (Juventus), Marco Asensio (Real Madrid), Raul de Tomás (Espanyol), Dani Olmo (RB Leipzig), Sarabia (Sporting Club), Ansu Fati dhe Ferran Torres (Barcelona).
?? REPASAMOS NUESTRA ???????? PARA CONSTRUIR NUESTRO ??????.
Con el museo de la @SeFutbol como testigo, @LUISENRIQUE21 desvela la convocatoria para los próximos partidos de la #NationsLeague.
?️ ¡¡Ampliemos la colección de grandes recuerdos!!#VamosEspaña pic.twitter.com/5PfHvApTFv
— Selección Española de Fútbol (@SeFutbol) May 23, 2022