Spanja prezanton fanellën e re, ja çfarë bëri Pique

Gerard Pique, futbollisti më i përfolur si mbështetës i Katalonisë ishte pjesë e ekipit.

Sport

08/11/2017 12:11

Spanja ka prezantuar fanellën e re.

Ajo ka zgjuar diskutime në mes të tifozëve pas çështjes politike dhe referendumit të Katalonisë për ndarje nga Spanja.

Gerard Pique, futbollisti më i përfolur si mbështetës i Katalonisë ishte pjesë e ekipit, përcjell “lajmi.net”.

Por, ai nuk dukej i buzëqeshur si shumica e futbollistëve të tjerë gjatë fotografisë ekipore me fanellën e re. /Lajmi.net/