Spalletti refuzon të flasë për Icardin: ‘Pyeteni Marottan’

Trajneri i Inter, Luciano Spalletti ka befasuar kur ka refuzuar të flasë për sulmuesin Mauro Icardi.

Sport

09/03/2019 20:00

Trajneri italian nuk ka qenë i gatshëm të komentojë situatën e sulmuesit argjentinas, dhe ka thënë se për këtë çështje duhet të flasin me Marottan.

“Nuk jam duke e përcjellë këtë ngjarje, kështu që më mirë pyeteni Marottan” ka thënë Spalletti kur është pyetur për ish kapitenin, transmeton lajmi.net.

Dje është raportuar se pas takimit të Beppe me avokatin e Icardit, situata po kthehet në normalitet, dhe ‘zi kaltrit’ janë shumë optimist për këtë gjë.

Icardi nuk është paraqitur për disa ndeshje radhazi me skuadrën e tij, pasi fillimisht ishte ankuar për dhimbje në gju, por gjatë kësaj kohe lindën edhe probleme të tjera. /Lajmi.net/