SPAK kërkoi heqjen e imunitetit të Ballukut, reagon Rama: Këtë herë do japim opinionin tonë para shqiptarëve që na dhanë 83 mandate

Pasi SPAK kërkoi heqjen e imunitetit të zv.kryemininistres Belinda Balluku, ka ardhur dhe reagimi nga kryeministri Edi Rama. Përmes një postimi në platformën X, kreu i qeverisë shprehet se ‘këtë herë do të japim opinionin tonë para shqiptarëve që na dhanë 83 mandate’. Në fund të reagimi të tij, numri një i qeverisë thotë se…

Lajme

16/12/2025 16:10

Pasi SPAK kërkoi heqjen e imunitetit të zv.kryemininistres Belinda Balluku, ka ardhur dhe reagimi nga kryeministri Edi Rama.

Përmes një postimi në platformën X, kreu i qeverisë shprehet se ‘këtë herë do të japim opinionin tonë para shqiptarëve që na dhanë 83 mandate’.

Në fund të reagimi të tij, numri një i qeverisë thotë se sa i përket grupit parlamentar të Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipëisë, kjo forcë qeverisë do të shqyrtojë kërkesën e SPAK dhe do të mbajë një qëndrim të drejtë.

Reagimi:

Pasi u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese për pezullimin antikushtetues dhe antidemokratik të një anëtari të qeverisë, pa u tharë ende boja e vendimit të Kushtetueses, prokurori në fjalë i kërkon Kuvendit, autorizimin për të arrestuar zv.kryeministren – me burg ose në shtëpi.

Që arrestet pa gjyq, në daç në shtëpi e në daç me burg, janë bërë një modë e vrazhdë në Shqipëri, e që Shqipëria është bërë një vend me më shumë të paraburgosur se sa të burgosur – një fakt i turpshëm pa asnjë lidhje me standartet demokratike europiane – gjë që ka shqetësuar seriozisht edhe Këshillin e Europës, kjo dihet botërisht.

Por sigurisht që në rastin në fjalë, ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special, por duke qenë se ndryshe nga proceset e tjera, ku ne si rregull s’flasim për përmbajtjen e çështjeve, këtë herë na kërkohet të japim opinionin tonë, ne do të angazhohemi me të gjithë përgjegjësinë tonë përpara shqiptarëve që na dhanë 83 mandate, e do të përgatitemi për të mbajtur një qëndrim të drejtë, të qartë e të denjë, si forca udhëheqëse e vendit dhe e Reformës në Drejtësi.