Southampton barazon rezultatin ndaj Chelseas (VIDEO)

Chelsea dhe Southamptoni janë duke zhvilluar një duel mjaft interesant në Premier Ligë, shkruan lajmi.net.

Sport

02/10/2021 17:25

Londinezët ishin në avantazh pas pjesës së parë, me anë të golit të Trevoh Chalobah në minutën e nëntë.

Sidoqoftë, skuadra mysafire është rikthyer në lojë dhe ka barazuar rezultatin në minutën e 61-të, në të cilën realizoi mesfushori Ward-Prowse nga pika e penalltisë.

Ironike mund të jetë për londinezët, pasi lojtari që u faulua dhe u akordua penallti në favor të mysafirëve, është mbrojtësi i djathtë Timo Livramento i cili ishte pjesë e akademisë së ‘bluve’, dhe këtë verë ai kompletoi transferimin e tij permanent tek skuadra e Southampton.