Miftaraj sqaron të drejtat e U.D.: Kompensimet dhe privilegjet nuk vlejnë automatikisht

Ehat Miftaraj nga IKD, ka shkruar në lidhje U.D të Kryeprokurorit të Shtetit dhe të drejtat që i takojnë. Ai ka thënë se Gjykata Kushtetuese për këtë rast, ka vendosur një standard të qartë kushtetues, ku thotë se ushtruesi i detyrës nuk e fiton statusin juridik të bartësit të rregullt të funksionit. “Sipas Aktgjykimit të Gjykates…

Lajme

09/07/2026 12:56

Ehat Miftaraj nga IKD, ka shkruar në lidhje U.D të Kryeprokurorit të Shtetit dhe të drejtat që i takojnë.

Ai ka thënë se Gjykata Kushtetuese për këtë rast, ka vendosur një standard të qartë kushtetues, ku thotë se ushtruesi i detyrës nuk e fiton statusin juridik të bartësit të rregullt të funksionit.

“Sipas Aktgjykimit të Gjykates Kushtetuese, ushtrimi i detyrës, edhe nëse zgjat më shumë se gjashtë muaj, nuk krijon automatikisht të drejtën për privilegjet që ligji ua njeh vetëm personave të zgjedhur ose të emëruar në atë funksion. Sipas ligjit e drejta për përfitime financiare pas perfundimit te mandatit ku hyn edhe  kompensimi në vlerë prej 70% të pagës gjatë tërë jetes,  shoferi, asistenti apo privilegje të tjera nuk është e përgjithshme”, ka shkruar Miftaraj.

Ai ka thënë se kjo iu takon vetëm pozitave që ligji i përcakton shprehimisht dhe vetëm kur plotësohen kushtet ligjore.

“Për rrjedhojë, ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Kuvendit nuk mund t’i kërkojë këto përfitime vetëm për faktin se e ka ushtruar përkohësisht atë funksion si U.D”, ka shtuar Miftaraj. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: