Sot zhvillohet derbi në ‘Anfield’, Liverpooli pret Arsenalin

Derbi i kësaj xhiroje zhvillohet në Liverpool. ‘Reds’ janë nikoqir të ‘Topçinjve’ në kuadër të ndeshjes së xhiros së 30 në Premier Ligë. Pas fitore së Man City këtë javë, presioni bie në klubin e Arsenalit, shkruan lajmi.net. Ata kërkojnë fitore në udhëtim te Liverpooli, për t’u larguar sa më shumë nga kampioni në fuqi.…

Sport

09/04/2023 08:04

Derbi i kësaj xhiroje zhvillohet në Liverpool.

‘Reds’ janë nikoqir të ‘Topçinjve’ në kuadër të ndeshjes së xhiros së 30 në Premier Ligë.

Pas fitore së Man City këtë javë, presioni bie në klubin e Arsenalit, shkruan lajmi.net.

Ata kërkojnë fitore në udhëtim te Liverpooli, për t’u larguar sa më shumë nga kampioni në fuqi.

Liverpooli në anën tjetër këtë edicion kanë objektiv një vend në Ligën e Kampionëve, por një gjë e tillë vështirë se mund të ndodh.

Kjo pasi ‘Reds’ ndodhen në vendin e tetë, katër pozita më poshtë se ajo që mund ta dërgojë në atë kompeticion.

Megjithatë, nëse ata arrijnë fitore në xhirot e mbetura në ligën angleze gjasa mund të kenë.

Të dy ekipet hyjnë me synime të qarta sot, pikët e plota.

Ndeshja zhvillohet në ‘Anfield’, nga ora 17:30./Lajmi.net/