Mbrëmje e madhe evropiane: Reali, Liverpooli, City dhe Arsenali në aksion
Liga e Kampionëve vazhdon sonte me nëntë ndeshje të tjera në kuadër të xhiros së katërt të fazës së ligës. Vëmendja kryesore do të jetë te gjigantët e futbollit evropian, të cilët synojnë pikë të rëndësishme në garën për një vend në fazën e eliminimit direkt. Programi nis në orën 18:45, me dy përballje mjaft…
Sport
Liga e Kampionëve vazhdon sonte me nëntë ndeshje të tjera në kuadër të xhiros së katërt të fazës së ligës.
Vëmendja kryesore do të jetë te gjigantët e futbollit evropian, të cilët synojnë pikë të rëndësishme në garën për një vend në fazën e eliminimit direkt.
Programi nis në orën 18:45, me dy përballje mjaft interesante. Real Madridi luan në udhëtim ndaj AEK Athinës, ndërsa Liverpooli përballet me Fenerbahçen në Stamboll, shkruan “Gazeta Express”.
Dy skuadrat e mëdha synojnë ta vazhdojnë rrugëtimin me fitore, por atmosfera në stadiumin turk pritet t’ia vështirësojë punën skuadrës angleze.
Në orën 21:00, radha është për një tjetër grup gjigantësh. Manchester City udhëton te RB Leipzig, në një përballje mes dy skuadrave që njihen për futbollin ofanziv.
Ndërkohë, Arsenali do t’i kërkojë pikët e plota në Pragë ndaj Slavia Pragës, në një tjetër sfidë të rëndësishme për londinezët.
Vëmendje të veçantë tërheq edhe përballja mes Borussia Dortmundit dhe Real Betisit, ndërsa Napoli i Amir Rrahmanit luan në Portugali kundër Portos.
Kjo është një ndeshje mes dy klubeve me traditë të madhe evropiane, ku pritet një duel mjaft i fortë.
Programi i plotë sonte përfshin edhe duelet PSV Eindhoven – Club Brugge dhe Lens – Como, ndërsa Vikingu përballet me Sabahun. /Gazeta Express
Ndeshjet e sontme:
18:45 – AEK Athinë – Real Madrid
18:45 – Fenerbahçe – Liverpool
21:00 – Borussia Dortmund – Real Betis
21:00 – Porto – Napoli
21:00 – PSV Eindhoven – Club Brugge
21:00 – RB Leipzig – Manchester City
21:00 – Lens – Como
21:00 – Slavia Pragë – Arsenal
21:00 – Viking – Sabah