Ylli i Kosovës po kërkohet nga gjiganti madrilen
Leon Avdullahu mund të jetë njëri prej emrave më të kërkuar në afatin kalimtar të verës së ardhshme. Sipas mediumit gjerman Fussballtransfers, Atletico Madridi e ka përfshirë mesfushorin kosovar në listën e objektivave për sezonin e ardhshëm. Trajneri Diego Simeone është në kërkim të një mesfushori defensiv, me cilësi taktike dhe aftësi të mira në…
Sport
Leon Avdullahu mund të jetë njëri prej emrave më të kërkuar në afatin kalimtar të verës së ardhshme.
Sipas mediumit gjerman Fussballtransfers, Atletico Madridi e ka përfshirë mesfushorin kosovar në listën e objektivave për sezonin e ardhshëm.
Trajneri Diego Simeone është në kërkim të një mesfushori defensiv, me cilësi taktike dhe aftësi të mira në fazën mbrojtëse, profil që i përshtatet 22-vjeçarit të Hoffenheimit.
Interesimi i klubit madrilen nuk është i ri, pasi Atletico kishte tentuar ta transferonte Avdullahun edhe gjatë verës së kaluar, por Hoffenheimi kishte refuzuar ta lironte.
Klubi gjerman kishte paguar 8 milionë euro për transferimin e tij nga Baseli në vitin 2025, ndërsa aktualisht e vlerëson mesfushorin rreth 50 milionë euro.
Avdullahu ka regjistruar 48 paraqitje zyrtare me Hoffenheimin, me një gol dhe një asistim. Ai ka kontratë me skuadrën gjermane deri në vitin 2031.