Sot varroset 30 vjeçari që u ther me thikë dje në Gjakovë
30 vjeçari, Rexhë Brahimaj, i cili u therr për vdekje dje në Gjakovë do të varroset sot në fshatin Jabllanicë. Në bazë të njoftimit të familjes, ceremonia mortore do të mbahet me fillim nga ora 17:00. I ndjeri ishte i afërm i Egzona Muqiqit, bashkëshortes së këngëtarit të njohur, Albatrit Muqiqi. Dorasi Q.S., sipas policisë,…
Lajme
30 vjeçari, Rexhë Brahimaj, i cili u therr për vdekje dje në Gjakovë do të varroset sot në fshatin Jabllanicë.
Në bazë të njoftimit të familjes, ceremonia mortore do të mbahet me fillim nga ora 17:00.
I ndjeri ishte i afërm i Egzona Muqiqit, bashkëshortes së këngëtarit të njohur, Albatrit Muqiqi.
Dorasi Q.S., sipas policisë, është vetëdorëzuar disa orë pas aktit, ndërsa është ndaluar për 48 orë. Ndryshe, prokuroria pritet që brenda afatit ligjor ta paraqesë kërkesën për caktimin e paraburgimit./Lajmi.net/
