Ministri i Sportit ironizon me LDK-në: Ishin dakorduar për kryeministër e President, por iu ka mbet t’i bindin qytetarët si të arrin aty

Ministri i Sportit, Blerim Gashani ka reaguar me ironi për deklaratën që kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku e ka dhënë dje para mediave, pasi ka përfunduar takimi i kryesisë së LDK-së. Gashani ka thënë se ata thanë që janë dakorduar për gjera madhore si kush do të jetë President e Kryeministër, ndërsa iu ka mbet…

Lajme

06/05/2026 09:50

Ministri i Sportit, Blerim Gashani ka reaguar me ironi për deklaratën që kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku e ka dhënë dje para mediave, pasi ka përfunduar takimi i kryesisë së LDK-së.

Gashani ka thënë se ata thanë që janë dakorduar për gjera madhore si kush do të jetë President e Kryeministër, ndërsa iu ka mbet si t’i bindin qytetarët për të arritur aty.

“Thanë: …jemi dakordu për krejt gjërat e rëndesishme e madhore, si p.sh. kush do t’bëhet President e Kryeministër. Na kanë mbetë, thanë, edhe disa çështje të parëndësishme, të thjeshta,sipërfaqësore, triviale, si p.sh. si do t’i bindim qytetarët e Kosovës për të arritur deri aty”, ka shtuar Gashani.

Abdixhiku dje ka njoftuar se do të garojnë bashkë në listë me Vjosa Osmanin dhe ajo do të jetë kandidate për Presidente. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: