Ambasada e SHBA-ve uron AKA-në për anëtarësimin në CHEA: Konfirmohet cilësia, reformat dhe besimi ndërkombëtar në arsimin në Kosovë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Kosovës, ka uruar Kosovën pasi Agjencia e Kosovës për Akreditim, është anëtarësuar nga Këshilli për Akreditimin e Arsimit të Lartë, i njohur si CHEA. Nga kjo ambasadë kanë thënë se ky është moment i rëndësishëm, shkruan lajmi.net. “Urime Kosovës për faktin që Agjencia e saj e Akreditimit është njohur…

Lajme

06/05/2026 09:45

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Kosovës, ka uruar Kosovën pasi Agjencia e Kosovës për Akreditim, është anëtarësuar nga Këshilli për Akreditimin e Arsimit të Lartë, i njohur si CHEA.

Nga kjo ambasadë kanë thënë se ky është moment i rëndësishëm, shkruan lajmi.net.

“Urime Kosovës për faktin që Agjencia e saj e Akreditimit është njohur zyrtarisht në Shtetet e Bashkuara nga Këshilli për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) si një “autoritet i njohur” deri në vitin 2033 — një moment i rëndësishëm që konfirmon cilësinë institucionale, reformat dhe besimin ndërkombëtar në rritje ndaj sistemit të arsimit të lartë në Kosovë!”, ka shkruar ambasada.

Për anëtarësimine Kosovës në CHEA, ka njoftuar vetë AKA përmes një postimi në Facebook.

“Bordi i Këshillit për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) në SHBA e ka pranuar për shtatë vjet (deri me 31.12.2033) Agjencinë e Kosovës për Akreditim, me statusin e “autoritetit akreditues” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në njoftimin zyrtar të dërguar Drejtorit të Përgjithshëm të AKA-së, Naim Gashi, Loretta C. Waldron, Zëvendëspresidente për Shërbime të Njohjes në Këshillin për Akreditimin e Arsimit të Lartë në SHBA, konfirmon se “Bordi i Drejtorëve të CHEA-s ka miratuar rekomandimin e Komitetit dhe e ka njohur Agjencinë e Kosovës për Akreditim si autoritet akreditues””, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: