Nagavci e lumtur për fuksionalizimin e Bordit të RTK-së: Pres që puna e tyre të jetë në shërbim të interesit publik dhe vlerave demokratike
Ish-shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci është shprehur tejet e lumtur që pas dy vitesh e kanë funksionalizuar Bordin e RTK-së. Ajo ka thënë se ky Bord dje ka mbajtur mbledhjen e parë ku ka zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarin, si dhe ka emëruar Zana Spahiun në pozitën e ushtrueses së detyrës së drejtorit të…
Lajme
Ish-shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci është shprehur tejet e lumtur që pas dy vitesh e kanë funksionalizuar Bordin e RTK-së.
Ajo ka thënë se ky Bord dje ka mbajtur mbledhjen e parë ku ka zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarin, si dhe ka emëruar Zana Spahiun në pozitën e ushtrueses së detyrës së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së.
“Besoj fuqishëm se bordi i ri i RTK-së do të ketë një rol thelbësor në rikthimin e besimit të qytetarëve në RTK, duke garantuar pavarësi editoriale, standarde profesionale, llogaridhënie dhe shërbim cilësor për publikun. Pres që puna e Bordit të ri të jetë në shërbim të interesit publik dhe të vlerave demokratike dhe ju uroj shumë suksese!”, ka shkruar Nagavci. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: