Armend Muja merr vendim për raportim digjital në sektorin e qumështit
Ministri i Bujqësisë, Armend Muja, ka njoftuar se ka marrë vendim për forcimin e sigurisë ushqimore dhe transparencës në sektorin e qumështit në Kosovë. Sipas Mujës, në mbështetje të ligjit për ushqim dhe kompetencave për garantimin e sigurisë ushqimore, është nxjerrë vendimi për sistemin e detyrueshëm të raportimit digjital në sektorin e qumështit. Përmes këtij…
Lajme
Ministri i Bujqësisë, Armend Muja, ka njoftuar se ka marrë vendim për forcimin e sigurisë ushqimore dhe transparencës në sektorin e qumështit në Kosovë.
Sipas Mujës, në mbështetje të ligjit për ushqim dhe kompetencave për garantimin e sigurisë ushqimore, është nxjerrë vendimi për sistemin e detyrueshëm të raportimit digjital në sektorin e qumështit.
Përmes këtij vendimi, qumështoret, pikat grumbulluese, përpunuesit dhe importuesit do të obligohen të raportojnë në mënyrë digjitale të dhëna mbi grumbullimin, prodhimin, stoqet, importet, si dhe përdorimin e qumështit pluhur dhe yndyrave bimore në produktet ushqimore.
Muja ka theksuar se sistemi do të forcojë transparencën në treg, gjurmueshmërinë e produkteve ushqimore dhe bashkëpunimin institucional ndërmjet MBPZHR-së, AUV-it, Doganës… dhe institucioneve të tjera relevante.
Ai e ka cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm në mbrojtje të konsumatorëve, fermerëve vendorë dhe zhvillimin e një tregu më transparent, më të drejtë dhe më të kontrolluar në sektorin e qumështit në Republikën e Kosovës.