Sot në Bruksel delegacionet teknike, përgatitje për takimin e nesërm të kryeministrave Mustafa e Vuçiq

Sot në Bruksel delegacionet teknike të Kosovës dhe Serbisë do të provojnë të gjejnë përafrime për temat që nesër do të diskutohen në nivel kryeministrash, mes Isa Mustafës e Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësim të shefes së diplomacisë evropiane, Frederica Mogherini, raporton lajmi.net.

Lajme

28/06/2015 11:05

Kosova dhe Serbia nesër do të provojnë të arrijnë marrëveshje për telekomunikacionin, të ashtuquajturin Park të Paqes, energjinë dhe Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Komuniteti ndërkombëtar pret që kryeministrat Mustafa e Vuçiq, gjatë raundit të ardhshëm në Bruksel të arrijnë përparim konkret.

Të dy delegacionet, të udhëhequra nga kryeministrat Vuçiq e Mustafa do të takohen për herë të dytë brenda më pak se një jave, pas takimit të së martës së kaluar.

Në takimin e javës së kaluar palët arritën vetëm një marrëveshje, atë të policave të sigurimit për automjete, marrëveshje e cila lehtëson shumë lëvizjen e lirë të qytetarëve në të dy anët e kufirit Kosovë-Serbi. (lajmi.net)