Sot ndeshja kthyese Kosovë – Islandë
Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot në Murcia të Spanjës, do të përballet me Islandën në ndeshjen kthyese të Play-Off-it në Ligën e Kombeve. Dardanët në këtë sfidë tejet të rëndësishme në garën për kualifikim në Ligën B të Ligës së Kombeve, hynë me epërsinë e lojës së parë prej 2-1, ndeshje kjo e luajtur…

Sport
Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot në Murcia të Spanjës, do të përballet me Islandën në ndeshjen kthyese të Play-Off-it në Ligën e Kombeve.
Dardanët në këtë sfidë tejet të rëndësishme në garën për kualifikim në Ligën B të Ligës së Kombeve, hynë me epërsinë e lojës së parë prej 2-1, ndeshje kjo e luajtur tri ditë më parë në ‘Fadil Vokrri’.
Kosova edhe në duelin kthyese ndaj islandezëve nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e disa lojtarëve standard për shkak të lëndimeve, derisa listës së lëndimeve i është shtuar edhe Aro Muriç dhe Donat Rudhani.
Megjithatë, përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda është shprehur optimist së ‘Dardanët’ mund të marrin rezultat pozitiv në ndeshjen kthyese kundër Islandës.
Sipas tij, Kosova është përgatitur mirë për duelin e dytë me islandezët. Foda mendon se gjasat për fitore janë të barabarta.
“Siç kam thënë edhe me herët do të jetë një përballje e vështirë. Gjasat janë 50-50, kjo është dëshmuar edhe në ndeshjen e parë”.
“Islanda është skuadër që ka lojtar shumë të mirë, sidomos në aspektin defansive. Do të jetë shumë e rëndësishme për ne se si do të luajmë. Do të tentojmë ta luajmë lojën tonë, të krijojmë raste dhe shpresoj se do të shënojmë gola”, ka pohuar Foda.
Ndeshja Islandë-Kosovë fillon në orën 18:00.