FIFA: Nuk kishte karton të kuq për Parades-in, ishte një gabim teknik!

FIFA ka sqaruar një nga episodet më të diskutuara pas finales së Kupës së Botës 2026 mes Argjentinës dhe Spanjës, ku pati tensione dhe përplasje pas përfundimit të ndeshjes. Fillimisht u raportua se mesfushori argjentinas Leandro Paredes kishte marrë karton të kuq për shkak të përfshirjes në kaosin pas vërshëllimës së fundit, madje ky informacion…

Sport

21/07/2026 14:07

FIFA ka sqaruar një nga episodet më të diskutuara pas finales së Kupës së Botës 2026 mes Argjentinës dhe Spanjës, ku pati tensione dhe përplasje pas përfundimit të ndeshjes.

Fillimisht u raportua se mesfushori argjentinas Leandro Paredes kishte marrë karton të kuq për shkak të përfshirjes në kaosin pas vërshëllimës së fundit, madje ky informacion u shfaq edhe në sistemin zyrtar të FIFA-s për komentatorët.

Megjithatë, bëhet e ditur se nuk bëhej fjalë për një anulim të kartonit të kuq nga FIFA, por për një gabim në sistem. Sipas gazetarit të BBC-së, Dale Johnson, të dhënat ishin futur gabimisht dhe më pas janë fshirë.

“Shumë profile e kanë keqinterpretuar informacionin për Leandro Paredes-in. Kartoni i kuq nuk është anuluar, sepse karton i kuq nuk ka pasur fare. Ai ishte shfaqur gabimisht në sistemin informativ të FIFA-s për komentatorët dhe më pas është fshirë”, ka sqaruar Johnson.

Argjentina e përfundoi finalen ndaj Spanjës me 10 lojtarë, pasi Enzo Fernández u ndëshkua me dy kartonë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.