Pronarit të shtëpisë në Rrugën A i keqësohet gjendja derisa po intervistohej nga Policia, detyrohet të thirret Emergjenca
Faruk Maxhuni, pronari i një shtëpie në afërsi të Rrugës A në Prishtinë, e cila është në rrezik të shembjes për shkak të lëvizjeve të dheut, ka refuzuar të largohet nga prona të martën kur inspektorë komunalë dolën për të ekzekutuar vendimin për rrënim të shtëpisë. Ai u ngujua në shtëpi dhe refuzoi të dal…
Lajme
Faruk Maxhuni, pronari i një shtëpie në afërsi të Rrugës A në Prishtinë, e cila është në rrezik të shembjes për shkak të lëvizjeve të dheut, ka refuzuar të largohet nga prona të martën kur inspektorë komunalë dolën për të ekzekutuar vendimin për rrënim të shtëpisë.
Ai u ngujua në shtëpi dhe refuzoi të dal dhe si shkak i kësaj, rrënimi i shtëpisë u pezullua për të martën, transmeton lajmi.net.
Megjithatë, pas kësaj ngjarje, Maxhuni është thirrur për intervistim nga Stacioni i Policisë në Jug, si palë e dëmtuar.
Gjatë intervistimit, atij i është përkeqësuar gjendja dhe është dashur që të lajmërohet Emergjenca.
Bashkëshortja e tij, Shqipe Maxhuni për lajmi.net ka thënë se pas intervenimit mjekësor gjendja e burrit të saj tash është stabile dhe se ai gjendet në banesë.
Lëvizjet e dheut në maj të këtij viti shkaktuan dëmtime të konsiderueshme në pronë, duke e bërë objektin të pasigurt për banim, sipas autoriteteve komunale.
Komuna pretendon se shtëpia është e ndërtuar në pronë komunale, ndërsa pronarët e kontestojnë këtë./lajmi.net/