Spitali në Pejë iu bën apel institucioneve: Largoni mbeturinat nga oborri jonë, po shtohet mundësia për përhapjen e infeksioneve
Spitali i Përgjithshëm në Pejë, ka bërë thirrje urgjente për të gjitha institucionet përgjegjëse, që të ndërhyjnë urgjente për largimin e mbeturinave nga spitali. Ata kanë thënë se kjo situatë po rrezikon funksionimin normal të institucionit si dhe sigurinë e pacientëve, stafit shëndetësor dhe qytetarëve. “Si institucion shëndetësor, Spitali i Përgjithshëm në Pejë ofron shërbime…
Lajme
Spitali i Përgjithshëm në Pejë, ka bërë thirrje urgjente për të gjitha institucionet përgjegjëse, që të ndërhyjnë urgjente për largimin e mbeturinave nga spitali.
Ata kanë thënë se kjo situatë po rrezikon funksionimin normal të institucionit si dhe sigurinë e pacientëve, stafit shëndetësor dhe qytetarëve.
“Si institucion shëndetësor, Spitali i Përgjithshëm në Pejë ofron shërbime pa ndërprerje 24 orë në ditë, dhe për këtë arsye prodhon çdo ditë sasi të mëdha mbeturinash. Këto mbeturina nuk mund të mbahen për një periudhë të gjatë në hapësirat e spitalit, pasi krijojnë rrezik për cenimin e kushteve higjieno-sanitare dhe shtojnë mundësinë e përhapjes së infeksioneve, duke vënë në rrezik shëndetin e pacientëve, stafit dhe të gjithë qytetarëve që marrin shërbime në spital”, thuhet në reagim.
Ata kanë thënë se e kuptojnë situatën e krijuar lidhur me deponinë, por i kanë bërë apel të gjitha institucioneve kompetente në nivel lokal dhe qëndror që të marrin masa dhe t’i largojnë mbeturina me rregull nga Spitali i Përgjithshëm në Pejë.
“Në situata të tilla, mbrojtja e shëndetit publik duhet të jetë prioritet mbi çdo sfidë tjetër operative. Nuk kërkojmë trajtim të privilegjuar, por trajtim prioritar për një institucion që ofron shërbime jetike dhe që, për shkak të natyrës së veprimtarisë së tij, nuk mund të funksionojë në kushte ku largimi i mbeturinave ndërpritet. Theksojmë se Spitali i Përgjithshëm në Pejë gjithnjë i ka përmbushur me rregull të gjitha obligimet kontraktuale dhe financiare ndaj ofruesit të shërbimit të grumbullimit dhe largimit të mbeturinave. Për rrjedhojë, situata e krijuar nuk është pasojë e veprimeve apo mosveprimeve të spitalit, por një problem që kërkon ndërhyrje urgjente dhe koordinim institucional”, thuhet në reagimin e Spitalit të Pejës.
Ata kanë thënë se presin nga institucionet kompetente që ta trajtojnë këtë çështje me urgjencën që kërkon, në interes të mbrojtjes së shëndetit publik dhe garantimit të funksionimit të pandërprerë të shërbimeve shëndetësore. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: