“Doja ta fitoja sërish Kupën e Botës”, Emi Martinez: Koha për të shqyrtuar të ardhmen

Portieri i Argjentinës, Emiliano Martinez, ka publikuar një mesazh emocional pas humbjes 1:0 ndaj Spanjës në finalen e Kupës së Botës 2026, duke lënë të hapur mundësinë e largimit nga kombëtarja. Në reagimin e tij, gardiani i “Albiceleste” pranoi zhgënjimin e madh pas humbjes në finale dhe la të kuptohet se do të reflektojë seriozisht…

Sport

21/07/2026 15:49

Portieri i Argjentinës, Emiliano Martinez, ka publikuar një mesazh emocional pas humbjes 1:0 ndaj Spanjës në finalen e Kupës së Botës 2026, duke lënë të hapur mundësinë e largimit nga kombëtarja.

Në reagimin e tij, gardiani i “Albiceleste” pranoi zhgënjimin e madh pas humbjes në finale dhe la të kuptohet se do të reflektojë seriozisht për të ardhmen e tij në ekipin kombëtar, shkruan Indeksonline

“Kam ëndërruar që ta fitonim sërish Kupën e Botës. Kam ëndërruar ta sillnim përsëri në Argjentinë dhe të shkruanim historinë edhe një herë”, shkroi Martinez.

Ai theksoi se dhimbja e humbjes është e vështirë të përshkruhet dhe se tani është koha për reflektim.

“E vërteta është se kjo dhimbje është e vështirë të shpjegohet. Tani duhet të mendoj për shumë gjëra, të shoh se si do të vazhdoj përpara dhe nëse ka ardhur koha të bëj një hap mënjanë”, u shpreh portieri argjentinas.

Në fund të mesazhit, Martinez kërkoi falje ndaj tifozëve dhe bashkëlojtarëve.

“Më vjen shumë keq. Kam bërë vërtet gjithçka që kam mundur për ta ndihmuar vendin tim dhe shokët e skuadrës.”