Sot mësohen emrat e katër kombëtareve që sigurojnë një vend në ‘EURO2020’

Katër kombëtare evropiane sot kanë mundësinë e artë për të siguruar një vend në Kampionatin Evropian.

Sport

12/11/2020 08:31

Tetë kombëtare evropiane do të vihen në aksion, në ndeshjet finale të Play Off të Ligës së Kombeve.

Ndeshja e parë është ajo mes Gjeorgjisë dhe Maqedonisë së Veriut, që fillon nga ora 18:00.

Kjo finale vjen nga Liga D, pjesë e të cilës ka qenë edhe Kosova në sezonin e parë të Ligës së Kombeve.

‘Dardanët’ në sfidën gjysmëfinale u mposht nga Maqedonia në muajin tetor, shkruan lajmi.net.

Tri ndeshjet tjera që janë në orar për ditën e sotme janë:

Hungari – Islandë

Irlandë e Veriut – Sllovaki

Serbi – Skoci

/Lajmi.net/